AQSCERT u krijua në vitin 2009 si një organizem i shërbimeve të certifikimit për cilësinë, sigurinë dhe mjedisin, duke u bërë, nga numri dhe prestigji, lider ne keto sektore.
Nga kompetenca e fituar dhe serioziteti i operacionit, përgjegjësia e AQSCERT rritet në fusha që kanë një ndikim të fortë tek njeriu, në mirëqenien e tij dhe në shëndetin e personit. AQSCERT shpk lindi si organi i parë kombëtar për certifikimin e sistemeve të menaxhimit, i quajtur ALBQUALITY. Në vitin 2013, duke pasur parasysh zgjerimin e shërbimeve edhe për mjedisin dhe sigurinë, ALBQuality shndërrohet në AQSCERT shpk.
Akreditimi i parë i AQSCERT ishte në vitin 2010 për certifikimin e sistemit të menaxhimit ISO 9001:2008.
Në vitin 2013 akreditimi u zgjerua në standardet ISO 14001 dhe OHSAS 18001. Në vitin 2015 AQSCERT zgjeroi fushën e akreditimit në standardet ISO 20000-1, ISO 27001, ISO 22301 dhe ISO 13485.
Në vitin 2015 AQSCERT hap zyrën në Prishtinë, Kosovë.
Në vitin 2017 u zgjerua akreditimi për standardin ISO 50001, ISO 22000.
Në vitin 2020 akreditimi u shtri në standardet ISO 39001 dhe ISO 37001.
Në vitin 2023 AQSCERT hap zyrën në Milano, Itali.
Në shkurt 2023, AQSCERT srl akreditoi laboratorët e saj për teste mikrobiologjike, kimike, mjedisore dhe fiziko-mekanike mbi produktet e ndërtimit.
Falë përkushtimit dhe seriozitetit, AQSCERT është një organizëm gjithnjë në rritje si aktivitet dhe si staf teknik e organizativ.