AQSCERT SHPK, në kodin e saj të sjelljes dhe etikes ka si qellim kryesor të bëje të njohur brenda organizmit dhe të gjitha palëve te intesuara, vlerat dhe parimet kryesore që udheheqin aktivitetin e AQSCERT.
Ky kod ka si objektiv që të tregoje sjelljen individuale me qellim qe të paraqitet nje imazhi i korrektesise te organizmit dhe prestigjin e reputacionin që eshte gjithmonë paresore ne shoqerine tone.
Gjithashtu ky kod vendoset per te ndikuar në politikat qe zbatohen ne proceset kryesore te aktivitetit, në frymën e përmirësimit të vazhdueshëm, duke implementuar një sistem menaxhimi dhe kontrolli të brendshëm.
Një sistem i përgjithshëm i vlerave dhe parimeve është konceptuar dhe ndahet me çdo punonjës, në të gjitha nivelet, në mënyrë që ne mund të themi se mbi nje sistem te tille është e bazuar gjithe veprimtaria kompanisë.
Sistemi parashikon qe cdo drejtues, punonjës ose bashkëpunëtorë i grupit, te jene vazhdimisht te vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për të respektuar parimet e Kodit, në zbatimin e aktiviteteve te tij dhe faktin se kjo
kërkesë përbën një nga pjesët thelbësore te detyrave të tyre kontraktuale.
Moszbatimi i parimeve dhe shkeljet e rregullave të Kodit të Etikës do te trajtohen si keqdashje dhe do te jenë të ndjekura nga sanksionet e miratuara nga AQSCERT, në përputhje me ligjet dhe mosmarrëveshjet kontraktuale.
Kodi është një pjesë integrale e “Modeli i organizimit, menaxhimit dhe kontrollit”
KE – AQSCERT . Pdf. [Download]