ISO 50001:2018 & ISO 22000:2018 – Menaxhimi i tranzicionit

ISO 50001 “Sistemi i menaxhimit te energjise”- Botimi i vitit 2018

UPDATE: SI PASOJE E PANDEMISE COVID-19 AFATET E TRANZICIONIT TE STANDARDIT ISO 50001:2018 JANE SHTYRE ME 6 MUAJ DERI NE 31 JANAR 2022

RISITE KRYESORE

SI DO TE ZHVILLOHET TRANZICIONI

Për kompanitë e çertifikuara tashmë sipas botimit të mëparshem të standardit, IAF (International Accreditation Forum/ Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit -www.iaf.nu) ka përcaktuar një plan zbatimi për të inkurajuar një tranzicion gradual, si dhe disa dokumente përmbledhëse mbi ndryshimet kryesore të bëra. Gjithashtu AQSCERT ka publikuar nje plan per tranzicionin e ISO 50001:2011 ne ISO 50001:2018

KOHËZGJATJA E PERIUDHËS SE TRANZICIONIT***

Do të ketë një kohëzgjatje te periudhes se tranzicionit prej 3 vjetësh e 6 muaj( 6 muaj do te shtyhen afatet e tranzicionit si pasoje e pandemise COVID- 19), duke filluar nga data e publikimit të standardit (20 gusht 2018). Gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur të bëhet auditimi për t’u përshtatur me botimin e ri. Nga 20 shkurt 2020 do të kryhen auditime  vetëm sipas kërkesave të ISO 50001: 2018.

Vlefshmëria e botimit të mëparshem

Certifikatat e lëshuara sipas ISO 50001: 2011 do të jenë të vlefshme deri në fund të periudhës se tranzicionit 31 janar 2022.

CFARË DUHET TË BËJNË KOMPANITE

AQSCERT I ka siguruar klientëve të vet informacion të detajuar mbi kohëzgjatjen dhe metodat e auditimit të tranzicionit. Nëse tranzicioni kryhet gjate vizitave te zakonshme të mirembajtjes/ rinovimit, do të jetë e nevojshme të vlerësohet përshtatshmëria e kohës së parashikuar aktualisht. https://www.aqscert.org/wp-content/uploads/2022/06/TRANZICIONI-NGA-ISO-50001-2011-NE-ISO-50001-2018-1.pdf

***************

ISO 22000 “Sistemi i menaxhimit te sigurise ushqimore”- Botimi i vitit 2018

UPDATE: SI PASOJE E PANDEMISE COVID-19 AFATET E TRANZICIONIT TE STANDARDIT ISO 22000:2018 JANE SHTYRE ME 6 MUAJ DERI NE 29 DHJETOR 2021

RISIA KRYESORE: STUKTURA E NIVELIT TE LARTE (HLS)

Ndryshimet kryesore në krahasim me versionin ISO 22000: 2005 i atribuohen prezantimit të koncepteve të strukturës së re HLS (analiza e kontekstit, palëve të interesuara dhe përfshirja e pritshmerive të palëve të interesuara në objektivat e SMU, përfshirja e Menaxhimit dhe integrimi i sistemit në procese). Ndryshime të tjera, më shume formale se sa thelbesore, kanë të bëjnë veçanërisht me menaxhimin operacional (Kap. 8) të sigurisë ushqimore.

PËRKUFIZIME

Gjithashtu disa ndryshime lidhen me përkufizimet e termave kryesorë dhe përdorimit të tyre në planet HACCP: është dhënë një përshkrim i qartë i dallimeve midis pikave kritike të kontrollit (CCP), programeve operative paraprake (OPRP) dhe programeve paraprake (PRP), me qëllim për të thjeshtuar standardin duke maksimizuar efikasitetin e Ciklit PDCA.

INTEGRIMI ME STANDARDET E TJERA

Standardi i ri integron gjithashtu disa përmbajtje funksionale të standardeve të tjera të ketij sektori si ISO 22005, ISO TS 22004 dhe ISO 22002.

CFARË DUHET TË BËJNË KOMPANITE

Kalimi në standardin e ri mund të bëhet gjatë auditimeve të mirembajtjes ose rinovimit të planifikuara tashmë duke bere vleresimin e përshtatshmërise se kohës së parashikuar aktualisht.

AQSCERT I ka siguruar klientëve të vet informacion të detajuar mbi kohëzgjatjen dhe metodat e auditimit të tranzicionit. https://aqscert.org/wp-content/uploads/2018/04/GUIDE-TRANZICIONI-PER-KLIENTET-ISO-22000-2018.pdf 

HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com